spot_imgspot_img
spot_img

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe caktoi “arrest në shtëpi” për Sali Berishën, zbardhet vendimi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuat, ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke pranuar kështu kërkesën e dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Përveç arrestit në shtëpi, Berisha do të ruhet edhe nga një efektiv policie te dera ndërsa atij i ndalohet edhe komunikimi.

Vendimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.

  1. Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2023, ora 12.00, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtarja Irena Goka, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar në nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

 

 

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ramës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./BW

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...