Në Mal të Zi sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Lëvizjes Evropa Tani, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq.
Qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Gjukanoviq fitoi 35.3 për qind të votave në raundin e parë, ndërsa Milatoviq 28.9 për qind.
Për presidentin malazez, në raundin e dytë do të zgjidhet kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave.
Mandati i Presidentit të Malit të Zi është pesë vjet.
Të drejtë vote në zgjedhje kanë 542.154 qytetarë, ndërsa më së shumti votues janë në Podgoricë – 143.608, ndërsa numri më i vogël është në Shavnik – 1.777.
Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrës së votimit.