Dy personave u është vjedhur një shumë parash nga tre persona të maskuar të cilët kanë pasur edhe armë thuhet ne raportin e policisë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ku është shtuar se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“GRABITJE ME ARMË – Prishtinë. 03.09.2023 – 02:07. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se tre persona të maskuar duke i kanosur me armë iu kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Pk’ja. /gazetametro.net