Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për paralajmërimin e tij për Serbinë, nëse këtë javë nuk lirohen policët e rryëmber.
Në anën tjetër, Kurti, sipas Haradinajt, po rrëshqet në humbjet e kontrollit aq sa kishe në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë.
“I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.
Ky është postimi i plotë i tij;
Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.
I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.
Amerikë kemi nevojë për ju!
Ne jemi 100 përqind pro 🇺🇸