spot_imgspot_img
spot_img

Haxhiu me akuza për Gjykatën Kushtetuese pasi ia rrëzuan Ligjin për Këshillin Prokurorial

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në një konferencë për media pasi të premten Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin ku shpallet antikushtetues Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ajo para mediave ka thënë se reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë aspiratë, zotim dhe premtim i qeverisë Kurti.

Haxhiu tha se deri më tani Këshilli Prokurorial ka përbërje korporatiste dhe se nga kjo kanë fituar grupe të interesit të ngushtë dhe interesit politik dhe se qëllimi i MD-së me këtë ligj ka qenë “çkapja” e sistemit të drejtësisë.

“Siç jeni në dijeni më 14 shkurt të vitit 2021, zotimet dhe premtimet tona kanë qenë punë dhe drejtësi. Kjo vetëm jo si aspiratë e jona por edhe përvojë e keqe në mungesën e drejtësisë në sistem të drejtësisë të kapur. Mbi këto rrethana dhe mandatin e besuar nga qytetarët e Kosovë kemi marrë iniciativa për reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe ju jeni dëshmitarët më të mirë. Më tutje, siç e kemi thënë, qëllimi i MD-së për Ligjin për Këshillin Prokurorial ka qenë reformimi i këtij Këshilli për të eliminuar grupet e interesit, korporatizmit që aktualisht mbizotëron në të, me përfaqësim të 9 prokurorëve, kryeprokurori i shtetit plus dhe vetëm një anëtar jo prokuror dhe për të mundësuar një përbërje të re të këshillit, që siguron zbatimin efikas të kompetencave të këshillit që të sigurohemi që prokurori i shtetit vepron i pavarur, profesional, por edhe i paanshëm. Ky korporatizëm është prezent që disa vite dhe të gjithë jemi dëshmitar që në Sistemin Prokurorial njerëzit e njëjtë kanë lëvizur nga një pozitë menaxhuese në tjetrën. Sipas skemës një mandat kryetar i KPK-së ose anëtar i KPK-së, dhe në mandatin tjetër personat e njëjtë ose prokurorët e afërt me ta janë zgjedhur kryeprokuror ose anasjelltas. Për këtë sistem ka pasur reagime të forta edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Ky sistem ka bërë që prokurori i shtetit të mos jetë në nivel të detyrës dhe të ndikohet nga interesat e ngushtë, përfshirë interesat politike. Për të siguruar që ndryshimet në Ligjin për KPK bëhen me standardet ndërkombëtare por edhe ato evropiane për sistemin e drejtësisë, standarde mbi të cilat është hartuar edhe Kushtetuta e Kosovës, ne nuk kemi vepruar krye në vete, por kemi konsultuar një ndër organet më të respektuara të botës demokratike, Komisionin e Venecias siç bëjmë për iniciativat kryesore të ministrisë dhe siç bëjnë edhe shtetet tjera. Ne jemi dhe kemi qenë të vetëdijëshëm për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si atij prokurorial dhe atij gjyqësor, por asesi nuk mund të pranojmë që në petkun e pavarësisë të legjitimohet korporatizmi. Objektivi ynë ka qenë të bëhet një ligj që Këshilli Prokurorial të ketë përbërje pluraliste dhe është në gjendje të ushtrojë kompetencat kushtetuese dhe jo të kapim siç u interpretuam mbrëmë qëllimshëm nga disa parti politike ish-anëtarë të të cilëve sot janë anëtar në pozita të lartë në këtë sistem të drejtësisë”, tha Ministrja Haxhiu.

Ajo ka komentuar mbi disa prej gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, duke i kontestuar ato, pasi i krahason me pikëpamjet e MD-së dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ne nuk e kemi pranuar ende njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të njoftimit të tyre të publikuar ku përmbledhen gjetjet, deshëm të ju njoftojmë edhe juve si qytetarët e Republikës së Kosovës për pikëpamjet dhe argumentet tona. Së pari është paradoksale se si në pikën e parë të njoftimit gjykata kushtetuese thekson se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’iu ndërpritet mandati. Pra për Gjykatën Kushtetuese është më e rëndësishme interesi individual i anëtarëve të KPK-së, sesa interesi i përgjithshëm dhe sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm. Sipas njoftimit, delegimi i një anëtari jo-prokuror nga Avokati i Popullit është gjetur jo kushtetues dhe kjo është befasuese për ne, duke marrë parasysh se Komisioni i Venecias ka rekomanduar se një numër i caktuar i anëtarëve jo-prokurorë mund të rezervohen për përfaqësuesit e institucioneve të jashtme të pavarura dhe ka përmendur në veçanti Avokatin e Popullit. Absurditeti qëndron edhe me interpretimin jo-korrekt me standarde ndërkombëtare dhe respektimin e dispozitave kushtetuese me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi. Për ta bërë të pamundur një ligj kaq të rëndësishëm thuhet që është në kundërshtim me Kushtetutën, përderisa ky ligj sipas Komisionit të Venecias është në përputhje me standardet ndërkombëtare, pra jemi shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi, kështu kemi interpretim kushtetues të veçantë nga një Kushtetutë që trupëzon standardet ndërkombëtare, prandaj nuk mund të funksionojmë ndaras nga bota demokratike.
Sa i përket pikës që ndërlidhet me ndërprerjen e parakohshëm të mandatit të një numri të caktuar të anëtarëve të Këshillit përmes shortit, vlen të theksohet se vet komisioni i Venecias ka theksuar se parimi i mbajtjes së mandatit nuk është absolut dhe ndërprerja e mandatit mund të arsyetohet nëse sjell përparim të dukshëm të sistemit në përgjithësi.
Si duket të gjitha këto nuk i kanë mjaftuar Gjykatës Kushtetuese dhe ka ofruar mundësinë që Këshilli të vazhdojë me përbërje korporatiste deri në 2026 dhe që pengon zhvillimin dhe fuqizimin e sistemit prokurorial.”, tha Ministrja Haxhiu.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...