Departamentin i Historisë dhe Studimeve Kroate organizoi në Zagreb të Kroacisë një tryezë “Roli i NATO-s në stabilizimin e Evropës Juglindore – 15 vjet KFOR-it”. Në panelin diskutues , përveç mikpritëses profesoreshën e universititetit të Historisë Vlatka Vukelić, mori pjesë edhe përfaqësuesi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjenerali në pension i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Hisen Berisha.
– Deputeti i Parlamentit të Kosovës Hisen Berisha iu referua historisë së luftës për pavarësinë e Kosovës nga shpërbërja e Jugosllavisë deri në shpalljen e pavarësisë dhe theksoi rolin kyç të forcave të NATO-s në përfundimin e luftës së Kosovës. Gjithashtu, ai theksoi rolin pozitiv të forcave të KFOR-it në Kosovë, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë civil.
Vlatka Vukelić gjithashtu theksoi rolin e forcave të NATO-s në stabilizimin e Evropës Juglindore duke arritë në përfundimin se prania e forcave të Aleancës Veriatlantike ishte dhe mbetet e nevojshme në vendët ku një marrëveshje politike është vështirë se arrihet.
Berisha iu referua edhe incidenteve të fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai tha se jo vetëm ndërhyrja e KFOR-it është e nevojshmë dhe pozitive por është i domosdoshëm edhe forcimi i institucioneve legjitime të vetë Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh se pavarësia dhe istutucionet tona janë të njohura ndërkombëtarisht.
Ndersa në lidhje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai thotë se “ Kujton rolin e tij në regjimin e Millosheviçit dhe paralajmëron se thirrjet e Vuçiqit për paqe janë mashtruese”, sepse, ndër të tjera, “Në partneritet me Rusinë, ai është përgjithmonë në funksion të destabilizimit në Evropën Juglindore. .”
Ai vazhdoi se në aspektin politik, aleanca e shteteve evropiane shpeshherë ka treguar mungesë vendosmërie në kriza, ndryshe nga SHBA-të, prania politike e të cilave në Evropën Juglindore është garantues i paqes.
“Diplomacia ndërkombëtare tani po bën sërish gabim duke besuar në kthesat e supozuara të Vuçiqit drejt Perëndimit dhe duke e drejtuar gishtin nga Kosova, por burimi i gjithë destabilitetit dhe konflikteve të mëparshme nuk ka ardhur nga Kosova, por nga Beogradi”, paralajmëron Berisha. / Pa Rrotlla