spot_imgspot_img
spot_img

Hovenier në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Nderojmë e kujtojmë ata që bënë sakrificën e fundit

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier sot bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe ambasadorë të shteteve të tjera, kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.

Përmes një shkrimi, Hovenier ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë shërbyesit e guximshëm, duke përfshirë këtu edhe dy shefa të urdhrit të Ushtrisë Amerikane.

“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani te memoriali për ushtarët e rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët shërbyes të guximshëm që bënë sakrificën e fundit, duke përfshirë këtu edhe Shefat e Urdhrit të Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert.” –ka thënë ai.

Ndryshe, sot bëhen 25 vjet prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër caqeve ushtarake serbe, për të ndalë kështu luftën në Kosovë.

Urdhri ishte dhënë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Në një fjalim para popullit amerikan, ai kishte konfirmuar se Aleanca Atlantike po fillonte një operacion ushtarak për të ndalë luftën në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqe.” – kishte thënë ai.

 

 

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Festë e madhe në Prishtinë për ditëlindjen Skënderbeut

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”,...

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...