Ambasadori amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, ka uruar Kosovën 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në prittjen e organizuar në Ambasadë, shkruan GazetaBlic.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se në Ambasadën Amerikane në Prishtinë është mbajtur një pritje për të festuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Sonte e festuam festën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me një pritje dhe performancë të grupit të Forcave Ajrore Amerikane në Evropë, madje pata rastin të ngjitem pak në skenë! I uroj Kosovës 15 vjet pavarësi”, tha Hovenier.