spot_imgspot_img
spot_img

Kamikazi politik Albin Kurti

 

Nga Hisen Berisha

Gjatë gjithë qeverisjes Kurti, mesazhet nga aleati ynë kryesor SHBA, por edhe nga partnerët tjerë si MB, e nga BE, kanë qenë konstruktive dhe gjithmonë kanë ruajtuar interesat e Kosovës si shtet, duke kërkuar që të mos ndërmerret asnjë vepim që i cenon ato dhe kushtetutën.

 

Koordinimi me partnerët ndërkombëtar, me theks SHBA është i domosdoshëm. Orientimi properëndimor, integrimet euroatlantike dhe aleanca përhershëm me SHBA, është përcaktimi dhe orientimi ynë kombëtar. SHBA nuk kërkoknë diçka që e cenon pavarësinë e Kosovës, sepse janë vet sponzorizues i shtetit dhe i sovranitetit të vendit tonë. Nuk duhet të kemi dilema në orientimin tonë pro amerikan, as të udhëhiqemi nga veprime e deklarime populiste, sepse ato shkojnë në dëm të interesave të vendit.

 

Një Serbi e tillë autoritate, totalitare dhe destuktive, me ambicie ekspansioniste në rajon, i duhet vetëm Rusis. Prandaj bashkë me Republika serbska që udhëhiqet nga një kriminel si Millorad Dodik, liderët prorus në institucionet e Malit të zi, diplomati serb në SHBA që bashkërendon politikat me kriminel në listën e zezë të SHBA, (pa asnjë notë diplomatike nga qeveria amerikane), përbëjnë rrezik permanent për konflikte në rajon. Zhvillmet politike dhe jo vetëm, po tregojnë se pa u vendosur drejtësi politike e historike nuk mund të ketë paqe. Prandaj vlerësoj se mekanizmi i vetëm prevenues i këtyre konflikteve, është integrimi i vendeve të Ballkanit e rajonit në BE dhe NATO.

Muri i NATOs në Ballkanin Perëndimorë, duke integruar Bosnjen edhe Kosovën, është strategji e studiuar që nga perandoria austriake. Roli i SHBA duhet të intensifikohet në mbrojtjen e demokracive të reja, që e ka edhe parim kushtetues, gjeopolitik e gjeostrategjik. Pra, fuqizimi ekonomik, ushtarak dhe integrimi gjithpërfshirës, mund ta shpëtojnë situatën. Patjetër që, ata që u identifikuan si pengues të zhvillimit të demokracisë në Ballkanin Përendimor, duhet të penalizohen jo vetëm deklarativisht, por edhe të ekzekutohen masat ligjore ndaj tyre.

Duhen vu në pah ambiciet e liderve ballkanik, ambiciet e Serbisë në veçanti dhe fakti se udhëhiqen nga liderë prorus, me vese kriminale të dëshmuara në luftrat ballkanike 1990-99, jo vetëm në Serbi e Republika serbska por edhe te liderët prorus në institucionet e Malit të zi, padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, dhe ambiciet gjeostrategjike ruse në rajon për daljen në adriatik, si burim i konflikteve të pa reshtura në rajon.

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Festë e madhe në Prishtinë për ditëlindjen Skënderbeut

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”,...

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...