Këlni është qyteti më i çliruar seksualisht në botë. Kush do ta priste që qyteti i katërt më i madh i Gjermanisë do te largonte nga froni New Jork-ut, i cili mbante titullin “qyteti i seksit” një vit më parë.
Hulumtimi i publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, është realizuar nga revista “Lust-Mag”, një revistë për seksualitetin.
Këlni është i njohur për çlirimin seksual.
Revista “ Lust-Mag ” raporton në mënyrë karakteristike se “sivjet qyteti gjerman që doli fitues është Këlni: Qyteti më i madh i shtetit të Nordrhein-Westfalisë arriti të largojë “Big Apple” nga froni.
Qytetarët e Këlnit “ janë të informuar seksualisht në çdo mënyrë ”, theksojnë autorët e studimit.
Në qytetin gjerman ka gjithsej 19 dyqane seksi dhe tashmë janë zhvilluar 23 evente për komunitetin transgjinor LGBTI dhe katër “Parada të Krenarisë”, siç raportohet nga botimi gjerman.
Në vendin e dytë në listën e revistës gjermane është qyteti i vogël i Kalifornisë, West Hollywood. Më pas janë Amsterdami dhe Berlini.
Megjithatë, surpriza e madhe këtë vit ishte “qyteti që nuk fle kurrë”, Nju Jorku që ishte në vendin e 11-të.
“Megjithatë, kjo nuk është për shkak të faktit se ka më pak jetë seksuale në nivel lokal – por shumë më tepër për faktin se konkurrenca në progresivizmin seksual është bërë më e fortë globalisht”, siç theksohet në hulumtim.