spot_imgspot_img
spot_img

Kimete Berisha ka thanë se Presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar fjalimin e presidentit francez, Emanuel Macron, i cili ka folur për rishikimin e mundshëm të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Berisha ka thanë se Presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’.

” Presidentja Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin. Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti. Vetëm dikush që i sheh krejt shqiptarët e ‘vdekur’, ka mundësi të thotë se ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’, se unë po them…që do të ‘vritet’!”, tha Opinionistja Berisha.

Postimi i Berishës:

Presidentin francez e quajti ‘vrasës’!

Presidentja Osmani i tha Presidentit Macron, se nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën – e ‘vret’ dialogun.

Përdorimi i foljes ‘vrasje’ është më i rëndi që ekziston dhe kjo tregon se Presidentja Osmani është në gjendje të rëndë emocionale.

Fjalë të mëdha përdor njeriu i mundur, i mbështetur për muri, ai askushi dhe i çmenduri!

Presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’.

Ky nuk është ‘guxim’ por është budallallëk i pashembullt i një gruaje të dëshpëruar’!

Dhe meqenëse ‘vrasje’ të përkohshme nuk ka, e kush vritet më nuk çohet, Presidentja Osmani tha se dialogu so të ‘vritet’ përgjithmonë.

E përdori ‘ndajfoljen’ përgjithmonë, ku s’ka ku shkon më përtej se kaq….

Shih ti sa thellë ka shkuar puna – deri në varr.

Presidentja Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin.

Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti.

Vetëm dikush që i sheh krejt shqiptarët e ‘vdekur’, ka mundësi të thotë se ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’, se unë po them…që do të ‘vritet’!

‘Vdekja’ e të ardhmes së Kosovës, sipas Presidentes Osmani varet nga ajo dhe vetëm nga ajo.

Nëse ajo ‘vendos’ të vritet dialogu – dialogu shpëtim s’ka…

Nëse ajo do të shihte se ka jetë edhe jashtë saj…

nuk do t’i shkonte mendja të thoshte ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’!

Të ishte normale do t’i kujtohej se mandati i saj përfundon (sikurse i gjithkujt, edhe i Albin Kurtit)

dhe pastaj mund të gjenden njerëz normal që besojnë në marrëveshje dhe në paqe.

Kosova për Presidenten Osmani është Albin Kurti.

Por, nuk është e vërtetë.

Ajo po gabon.

Se nëse dialogu ‘vritet’ për të dhe për Albin Kurtin, ka njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe, nuk do të vendosin ‘këta’ për Kosovën përgjithmonë.

Është budallaqe që mendon se pas saj, vjen kiameti.

Nëse do të kemi fat e deri atëherë nuk do të ndalet koha…e do të ekzistojë ‘koha’ edhe pas saj!

Se çka e ka gjetur, e prej nga gjithë kjo magjepsje, nuk e di.

Presidenti Macron e fajëson qeverinë Kurti për gjithçka që ka ndodhur në Veri sepse Veriu i Kosovës është i Kosovës;

zgjedhjet në Veri varen nga Kosova

(nuk mund të kërkojë nga Serbia t’i organizojë zgjedhjet në Veri),

prandaj Presidenti francez e di se bllokimi i dialogut dhe ripërtrirja e armiqësive të vjetra me serbët (siç po ndodh) – varet nga Albin Kurti.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk po mund të gjenden në paqe.

Ata po provokojnë ndarje, luftë, paqartësi dhe grindje;

konflikte dhe armiqësi;

e kanë krijuar ‘populln e pushtetit’ që është ‘i mirë’ dhe popullin shqiptar të opozitës (që po dihet çfare është)…

dhe më e keqja, me ushtrinë e tyre të propagandës po i frymëzojnë popullin për hakmarrje.

Kurrë, asnjëri, asnjëherë nuk e tha asnjë fjalë tē butë dhe të urtë, asnjë fjalë që i afron njerëzit!.

Ata flasin veç për të vdekurit.

Dhe ua përtërijnë vuajtjen viktimave.

Albin Kurti e mban të uzurpuar komunën e Leposaviqit, ku për tre muaj është ngujuar një njeri për gjynah, e me të cilin Albin Kurti po luan, sepse e ka gjetur të pamend!

P.S. ‘Edhe ora e prishur, dy herë në ditë, e tregon kohën e saktë’!

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...