Kinostudioja pornografike “Sali Berisha”

0
134

Nga Mero Baze

Tani Shqipëria ka një Kinostudio të re pornografike që mund të pagëzohet me emrin Sali Berisha. Aty ideohen, inskenohen dhe montohen video pornografike për arsye politike.

Në historinë e Safet Gjiçit është vetë Sali Berisha, mbështetësi nxitësi dhe garantuesi i Alma Kaçit, vajzës që u përdor për këtë skandal. I ka gjetur garantuesin dhe pagatorin në Kukës, një rival të tij në politik dhe ka qenë i pari që ka marrë videon duke e nxitur ta çojë në një emision investigativ që të justifikohej rrjedhja në publik.

Tani që telefoni i saj është në duart e SPAK, mund të verifikohet dhe më lehtë zyrtarisht nëse duan ta shtyjnë hetimin, që përveç veprës penale të Safetit të shtohet dhe ajo e shantazhit politik.

Por dje ndodhi dhe një gjë më e shëmtuar. Vetë zyra e shtypit e Berishës, pasi kishte gjetur një video pornografike në internet, u përpoq të modifikonte dhjetë sekonda për t’i shitur si një skenë porno me protagonist Bledi Klosin, një deputet dhe ish-ministër i socialistëve.

Kryeradaktori i RD paralajmëronte për disa orë resht publikimin e videos, media e familjes Berisha dhe media të afërta private të Berishës, më në fund e transmetuan atë me bujë si një skandal i padëgjuar.

U deshën dhjetë minuta kërkimi në internet, të gjendej videoja origjinale, dhe montazhierët e “Kinostudios pornografike Sali Berisha”, u tërhoqën dhe filluan të fshijnë postimet.

Viktima e këtij sulmi, Bledi Klosi, tani është i lirë të hapë proces penal ndaj tyre si montues dhe përhapës së një video që synon shkatërrimin e familjes së tij për qëllime politike. Për fat gjurmët janë të dokumentueshme dhe Shqipëria ka nevojë për një shembull ndëshkimi ndaj kësaj histerie pornografike të Sali Berishës.

Po përse Sali Berisha ka përfunduar në këtë kategori te degraduar njerëzish dhe në këto montazhe që kanë në qendër pornografinë?

Një aryse ngjan të jetë psikologjike. Si një njeri i frustruar seksualisht dhe i traumatizuar nga incestet familjare, ai ngjan i bindur se seksi është një armë shkatërruese për kundërshtarin për shkak të maktheve që ka vetë prej tij.

Të gjitha përfytyrimet e tij shkatërruese për kundërshtarët, duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks. Të gjitha akuzat e tij më të rënda për kundërshtarët në vite janë ato që ai i akuzon se kanë dashnore, se kanë dashnorë, se janë ndarë, se janë martuar, se janë kapur duke bërë seks etj. Është politikani që gjithë diapazonin e goditjeve të tij politike, i ka në hapësirën mes çarçafit dhe dyshekut të kundërshtarëve, ku ai mendon se përmbyset bota.

Aty i përfytyron gjithë të zezat që ata i bëjnë popullit shqiptar dhe atij. Dhe kjo është tipike për një njeri që ka frustrime seksuale në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe që rri në kolltukun e zyres si një ushtar i bindur para Almës, vajzës që shëtit zyrë më zyrë për të shantazhuar politikanë apo biznesmenë duke bërë seks me ta. Ajo për Berishën është shembulli më i lartë i militantes, se në përfytyrimin e tij seksi është arma më e fuqishme që ai ka ëndërruar në vite kundër tyre.

Arsyeja tjetër është degradimi i tij politik. I rrënuar nga të gjitha anët, i izoluar politikisht dhe ndërkombëtarisht, dhe i pashpresë në rrugën për kthim në pushtet, ai ka gjetur ngushëllim tek ideja e poshtërimit të kundërshtarëve përmes inskenimit apo montazheve me video seksuale. Ajo që bëri dje me Bledi Klosin, jo vetëm që nuk e kë bërë të reflektojë, por sot e theksoi se do të vazhdojë në atë rrugë duke përdorur të gjitha mënyrat.

Thjesht ai nuk ka më asnjë gjë çfarë t’u ofrojë shqiptarëve, dhe mendon se inskenimi dhe montimi i videove të seksit, mund të bindë shqiptarët se e vetmja gjë që e bën atë të dallojë nga kundërshtarët, është se ai nuk bën më seks. Kjo është e vërtetë, por nuk është ndonjë përparësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here