Kongresmenia amerikane nga Colorado e radhëve të republikanëve Lauren Boebert ka kërkuar falje pasi që javën e kaluar është përzënë nga një shfaqje pas disa sjelljeve të pahijshme.
Kërkim falja vjen pas një qarkullimi disa ditorë të një video ku kongresmenia shihet duke tymosur brenda shfaqjes në teatrin e Denverit.
Ajo ka thënë se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe se asaj i vjen keq për vëmendjen e pa këndshme që e ka tërhequr. Ajo shtoi më tej se me veprimet e saj ajo nuk i ka dëshiruar dëm askujt, raporton Usa Today.
Sipas një raporti nga Teatri i Denverit kongresmenia përpos tymosjes është përfshirë edhe në veprime erotike me partnerin e saj ku nga teatri janë detyruar pastaj ti përzëjnë./gazetametro.net