Konjufca: Padia për gjenocid ndaj Serbisë është shumë afër

0
107

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka “paralajmëruar” se padia për gjenocid ndaj Serbisë është shumë afër.

Ai ka thënë se prej kur Kosova po Qeveriset nga LVV, ka pasur një progres, në këtë pikë.

Ai tutje, ka thënë se për hollësi, duhet të pyetet Qeveria.

Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhë një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër…nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e dijë që është bërë një punë e madhe deri tash, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tash, është afër por për të gjitha hollësitë ua shtroni pyetjen Qeverisë“, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here