Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshje e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Është një marrëveshje që thotë, në ditën e publikimit të saj u pa që emrin e dakorduar e ka ‘’Marrëveshja për rrugën e normalizimit’, në draft është quajtur ‘Marrëveshja bazë’, por është teksti pothuajse i njëjtë nga versionet e më hershme, ne dhe sot në Kuvend i kishim të paqartë se çka ka negociuar kryeministri Kurti, cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur “, tha ai për RTK Prime.
Lideri i partisë opozitare, tha se edhe pas 12 viteve dialogu fatkeqësisht është njëri ndër prioritetet.
“Prioritetet për qeverinë e Kosovës, duhet të jenë të gjitha ato fusha që kanë ndikim për jetën e qytetarët e Kosovës, Kryeministri ka thënë dialogu nuk është prioritetet në 7 apo 8 prioritetet e tij të para, pastaj ka thënë se herë i treti, herë i katërti, realisht në angazhimet e tij ka qenë i pari, por sot edhe tha se nuk është as në top treshen. Është vështirë të gjesh konsistencë tek kryeministri qoftë në deklarata apo edhe në qëndrime të cilat i ka ndryshuar dhe po i ndryshon në vazhdimësi, por ne s’mund ta shmangim një temë e cila vërtet me datën 27 i ka mbajtur pezull gjithë qytetarët e Kosovës në pritjet të asaj se çka do të ndodh”, tha ai për RTK Prime.
Sipas tij dialogu ka të bëjë me një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar dhe të mbështetur nga partnerët kryesor të vendit tonë.
Ai tha se është dashur që të ketë më shumë sot në debat për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëveshjen që bazohet në propozimin evropian. Sipas tij nuk ka instancë që nuk është duke u diskutuar kjo marrëveshje, ndërsa është e përgjegjshëm që kryeministri Kurti hezitoi dhe ordhinë kuvend vetëm për tri orë.
Krasniqi tha thënë se punët janë keq në ekonomi, migrimi po vazhdon dhe pagat që kanë dalë në sektorin publik janë tema të rëndësishme për qytetarët.