spot_imgspot_img
spot_img

Kryediplomati i Austrisë flet për Asociacionin, përmend Tirolin Jugor si model

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar sot se është i kënaqur që takimi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq po zhvillohet në Vjenë pas marrëveshjes për Planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ka ende shumë takime dhe bisedime të vështira përpara nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Unë e mirëpres që Serbia dhe Aleksandar Vuçiq e pranuan këtë marrëveshje. Nuk ishte një hap i lehtë, por është një hap i rëndësishëm”, shpjegoi ai, në konferencën për media pas bisedimeve me Daçiqin.

Ai tha se e di që normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e rëndësishme për të gjithë rajonin.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Dhe nuk ka alternativë. Siç tha një ministër britanik, “është e vetmja shfaqje në qytet””, theksoi Schallenberg.

Ai shprehu shpresën se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen sa më shpejt, natyrisht edhe Asociacioni.

Kryediplomati austriak tregoi se e di se sa i vështirë dhe emocional është procesi. Ai theksoi se ka një shembull pozitiv, pikërisht Austria, teksa përmendi Tirolin e Jugut si model për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur, për shembull, një ministër francez tha: “Austria është ajo që mbetet”, është një vend që ka pësuar ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura, ku njerëz që janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin e Jugut. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, shpjegoi ai.

Sipas tij, integrimi evropian ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe shtoi se me Daçiqin diskutoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe pasojat për rajonin.

Op/Ed

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Nga Thomas Roser, FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse është...

Qeveria Kurti ra sot!

  1. Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it...

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike

Libri Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridke...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...

Shumë pak ditë deri në fundin e muajit Prill: Çka ka rëndësi kjo kaq shumë?

Rëndësi ka shumë sepse po vjen fundi i një...

SPORTI NË ARTMOTION

JESH APO TË MOS JESH NË FINALE, FUTBOLL E...
spot_img

“Emisarja e kryeministrit” Vjosa Osmani takohet me Vuçiç pranon tri kushte të Josep Borrell

Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit,...

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Qe pse shfaqet simboli rus “Z” në Kosovë

Gazeta me madhe suedeze Dages Nyheter doli më koment të gjatë të korrospondentit europian Ingmar Neveus i cili eskalimin e situatës  në Kosovë e...