Kur sheh e dëgjon shumë gjëra që të helmojnë zemrën dhe i vuan në heshtje pa folur asnjë fjalë… dhembë atëherë kur i ndihmon dike me fjalë me vepra pa djallëzi e të kthehen në të keqe…. Dhemb shumë atëherë kur e mohojmë gjakun që solli lirinë..
Sa shumë dhemb zemra kur sheh ata qe ke menduar miqtë më të mirë fshihen në tutelën e zezë të armiqve… dhemb me së shumti kur shikon që kudo çmohen, budallenjtë dhe injorohen vlerat, e para syve shembet gjithçka qe ti ke ndërtuar me dekada…
Por një është e sigurt së të gjithë ata që veprojnë me djallëzi atje do të përfundojnë …..
Mbi të gjitha zemra lëndohet, sepse jemi qenie njerëzore dhe prania jonë në këtë jetë është e përkohshme……..
Kushdo që nuk kujton të kaluarën nuk ka të ardhme… Pra duaje tende ashtu si është…por fajin mos e kërko askund sepse e ke tek vetja jote..
Astrit Gashi
Prishtinë