spot_imgspot_img
spot_img

Kurti dhe Vuçiqi vendosin sot – nënshkrimi i marrëveshjes ose izolimi i Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot ndaras në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe me shumë gjasa që të tre do të takohen bashkë më pas.

Është vetëm një temë – vazhdimi i rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve dhe nënshkrimi i propozimit nga të dyja palët. Detajet e negociatave do t’i mësojmë sot pasdite dhe të gjithë sytë e Perëndimit sot janë “kah” takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Evropian do t’ua ofrojë sot në tavolinë Kosovës dhe Serbisë dokumentin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Nëse do ta pranojnë do të dihet sot pasdite.

Aktiviteti i fortë diplomatik, presioni i rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe vendosmëria e Evropës dhe e SHBA-së për të mbyllur përfundimisht konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë kanë “detyruar” Kurtin dhe Vuçiqin të ulen sërish në tryezë.

Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, i kanë vendosur vijat e tyre të kuqe, gjë që i bën negociatat të vështira.

Javën e kaluar, kemi dëgjuar nga kryeministri Kurti se propozimi i dytë i BE-së, ai i cili pritet të vihet sot në tryezën e diskutimit, është pranë formatit “merre ose leje”.

“Ata [propozuesit e marrëveshjes, v.j] ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, tha Kurti të mërkurën në kuvend.

Refuzimi i marrëveshjes do ta çonte Kosovën në izolim, paralajmëroi Kurti.

“Dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, u shpreh kryeministri.

E njëjta vlen edhe për Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “në lojë ka gjëra të mëdha”, duke nënkuptuar në shkopin dhe në karotën. Nga njëra anë investimet nga BE-ja dhe një dritare e hapur drejt perëndimit, nga ana tjetër izolimi nga Perëndimi.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të shtunën se pala që refuzon marrëveshjen ose pala që nuk është konstruktive do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht.

Ajo ka thënë se ata që përpiqen ta paraqesin Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe si një tjetër “Republika Srpska” në Ballkan, po pengojnë përpjekjet për të zgjidhur një problem serioz si ai mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i sotëm është thirrur zyrtarisht nga kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i cili i ka ftuar dy liderët të takohen në Bruksel. Takimet e ndara të dy liderëve me kryenegociatorin e BE-së, Miroslav Lajçak, fillojnë në orën 15:00. /Paparaci.com

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...