Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it. Gjatë këtij video mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit, ku përmendi refuzimin e Serbisë.
“Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër,të Maqedonisë së Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin”, tha ai.
Shiko video mesazhin e tij më poshtë: