Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është nervozuar gajtë replikave në kuvend me opozitën ku ka thënë se “Zajednicën” e kanë sjellë ish-kryeministrat, Hashim Thaçi e Isa Mustafa dhe se tani ai po synon të mbrojë atë që mundet që të mos themelohet një Asociacion një-etnik.
Ai poashtu ka kërkuar nga opozita që ta mbrojnë atë si kryeministër ndaj deklarimeve të Escobarit ku tha se Asociacionin nuk mund ta ndal një njeri.
“Zajednicën e ka sjellë, Hashim Thaçi e Isa Mustafa e jo unë, tash kemi një qeveri e cila e i mbron interesat e vendit dhe e fundit kur Escobari thotë që Asociacionin nuk e ndal një njeri, atëherë ju duhet me dal me më mbrojt me thënë kryeministri nuk është vet, por ju nuk dilni, s’dilni”.