Kurti, KFOR-it: Objektet e komunës, pronë e Kosovës

0
118

Zyra e kryeministrit ka dhënë detaje pasi komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia i shkoi kryeministrit Albin Kurti në vizitë, pas zhvillimeve në veri të vendit. I pari i Qeverisë, ka deklaruar se “objektet e komunës janë pronë e Republikës së Kosovës”.

Në fillim të komunikatës, bëhet e ditur se i pranishëm në takim ishte edhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit thotë se liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria e mbrojtjes janë prioritet.

“Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.” – thuhet tutje.

Po ashtu, Kurti thuhet se e ka njoftuar komandantin e KFOR-it se policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë kryetarëve hyrjen në vendin e punës.

“Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës.” – thuhet në fund të komunikatës.

Situata në veri

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.

Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.” – është thënë në komunikatën e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here