Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para gazetarëve në Ohër se është arritur pajtim arritur pajtim publik për një aneks i cili do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë, transmeton atvlive.tv.
Ai tha se me gjithë pajtimin për marrëveshje, pala tjetër sikurse në Bruksel me 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks.
“I takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në uebfaqen e BE-së dhe aty do ta lexoni dhe ta kuptoni edhe çka ka, edhe çka s’ka”, tha Kurti.
Më pas ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke thënë që pala serbe po i ikte nënshkrimit për të mos e bërë ligjërisht të obligueshme marrëveshjen.
“Ne ishim të gatshëm më 27 shkurt, ne jemi të gatshëm edhe sot më 18 mars. Marrëveshja bazë është njohje de fakto e Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht se ka edhe shumë gjëra tjera aty, por sot mund të themi se e kemi edhe Aneksin…” – tha z. Kurti në fjalën e tij.
Sa i përket pikës 7, kryeministri i vendi e pranoi atë që e tha më herët shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, se do të nisnin me urgjencë bisedimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.
“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat që flet për një nivel të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Dhe në këtë mënyrë ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta… duhet të mos harrojmë se propozimi i presidentit Ahtisaari iu ka krijuar mundësi që edhe t’i kërkojnë të drejtat edhe t’i realizojnë liritë e tyre…”, tha Kurti. /atvlive.tv