Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se që nga lansimi i platformës “Superpuna” janë lidhur mbi 2 mijë marrëdhënie pune.
Kurti ka ttreguar se përmes kësaj bëhet ndërmjetësim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke subvencionuar në të njëjtën kohën pagën e punëtorit për 6 muaj me radhë.
Kujtojmë se, sipas Agjencisë së Statistikave, nga Kosova u larguan 42 mijë persona vetëm gjatë viti 2021.
Ndërsa, gjatë viti 2022 raportohet se nga Kosova janë larguar 60 mijë persona.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Mbi 2.000 marrëdhënie pune të lidhura prej lansimit të platformës së punësimit për të rinj, superpuna, në fillim të këtij vit. Blerta Zenuni nga Gjilani është një nga të rinjtë dhe të rejat që kanë gjetur punësim përmes kësaj platforme. Ajo punon si mësimdhënëse e artit për klasën e parë deri në të katërt.
Platforma superpuna është skema e jonë e punësimit për të rinjtë e moshës nga 18 deri 25 vjeç. Përmes saj bëjmë ndërmjetësimin e punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke subvencionuar në të njëjtën kohën pagën e punëtorit për 6 muaj me radhë.