Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

0
152

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.

Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Tutje, Kurti tha se tensionet ulen kur të përfundojnë veprimet e dhunshme nga banda të caktuara serbe deri në zgjedhje të reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai.

evoja për zgjedhje i është theksuar të enjten edhe presidentes së shtetit, Vjosa Osmanit, e cila tha se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë si mundësi.

Në takim me Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, presidentin francez Emanuel Macron si dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Osmanit iu bë e ditur se shtetet e BE-së kërkojnë zgjedhje të reja në komunat në veri.

Siç njoftoi Borrell, karshi kësaj kërkese, BE kërkon edhe që serbët të kthehen në institucione si dhe të formohet Asociacioni.

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha Borrell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here