spot_imgspot_img
spot_img

Kurti miraton sot shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në pikën e dytë të mbledhjes së Qeverisë “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushtet specifike të punës” hyjnë edhe shtesat e rrezikshmërisë së Policisë së Kosovës.

Kabineti qeveritar sot votoi pro kësaj pike, edhe pas takimit të djeshëm që patën me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.

Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që dje ka pasur me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Njësisë Speciale Intervenuese që diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë.

“Në takim i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyr,m por të njëjtën kohë duke e pasë parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë”.

“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës.  Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, ka thënë Kurti.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...