spot_imgspot_img
spot_img

Kurti për median austriake: Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri, kanë pak legjitimitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, gjersa po fliste për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, ka thënë se “nuk dua kryetarë shqiptarë në veri, si është aktualisht”, pasi të njëjtit kanë pak legjitimitet.

Kurti ka thënë se s’mund t’i shkarkojë në emër të serbëve, por kjo duhet të bëhet me peticion.

 

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, 20 për qind e atyre me të drejtë vote duhet të dorëzojnë peticion. Unë nuk mund ta bëj këtë në emër të tyre. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që bojkotet të mos përsëriten. Në mars, partia Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet. Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri – siç është aktualisht. Ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se janë plotësisht të ligjshëm”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë.

“Megjithatë, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë, sepse dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tregoi për “DerStandard” se serbët në veri të vendit kanë presion të madh.

 

“Janë 47 policë serbë të saporekrutuar. Ne kemi dhënë tre milionë euro për bujqësinë, start-up-et dhe OJQ-të në veri. Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët; por këto takime nuk bëhen publike sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet e tyre janë nën presion. Një serb që e emërova si këshilltar dha dorëheqjen pas dy orësh, sepse gruas së tij, i humbi menjëherë gjysmën e pagës. Vetëm këtë vit në veri janë djegur 15 vetura me targa të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...