spot_imgspot_img
spot_img

Kurti po e bën Kosovën shtet të dështuar – për hatër të Republikës së Tretë!

Ratifikmi i Marrëveshjës së Parë (2013) për Asociacionin është Marrëveshje Ndërkombëtare valide dhe nuk kërkohet ratifikmi nga Serbia. As Pakon Ahtisaari nuk e ka ratifikuar Serbia?

Ata që e shpërfillin këtë Marrëveshje dhe aleatët e shtetit të ri, duan që Kosova të trajtohet si ‘failed state’ dhe në një të ardhme, të shpërbëhet. “Grupi i Tiranës” në Lëvizjën Vetëvendosje, është subversiv ndaj shtetit kosovar.

Nga Halil Matoshi

Dikur Albin Kurti i kishte gjashtë kushte që të shkonte në dialog me Serbinë. N’dashi besoni n’dashi jo, ai shkoi në dialog me ferk, pa u plotësu asnjëri nga ato kushte.

Dhe tashti, i zhytur thellë në ujërat e turbullta të dialogut, kur aleatēt e Kosovēs kërkojnë nga Kryeministri Kurti konstruktivitet, që të mos refuzojë zbatimin e obligimeve shtetërore, ai qet kushte të reja për të blerë kohë, eventualisht të gjëjë mirëkuptim ndërkombëtar për ndërrimin e emrit të Asociacionit.

Kurti duket të ketë një mbështetje “nga hija” të britanikëve, derisa të hiqen dilemat se Asociacioni mund të shndërrohet në një “djall kushtetues”.

Porse Asociacioni mbetët lak rreth qafës së tij.

Sëfundi, Kryeministri kosovar doli si i hutuar në Kuvend. “E themeloj po me do kushte – nuk ua themeloj – pse nuk e bëte ju”, tha Kurti, i cili u çue peshë me retorikat e tij populiste dhe thuajse gjithmonë, brenda të njëjtes fjali e ka pohimin dhe mohimin.

Asgjë e re. Pos përmendjës së Luginës së Preshevës, deshpërimisht!

Kurti dhe ndjekësit e tij, por edhe Presidentja e vendit e i pari i Kuvendit, kur flasin për Presidentin serb, Aleksandar Vučić, ose kthehen në të shkuarën e tij, “ka bërë e ka thënë”, ose paravajnë në të ardhmën, duke e paragjykuar, “ka për të bërë e për të thënë”, sepse nuk e durojnë lojën e tij në të sotmen, i cili, për dy vjetetët e pushtetit të ri në Kosovë, arriti të duket në sytë e ndërkombëtarëve, posaçërisht amerikanëve si konstruktiv.

Dhe këtë fakt e urren sëtepërmi, lidershipi kosovar.

E përjetojnë si një incest epistemoogjik.

Gjashtë kushtet e reja të Kurtit janë po ato të 2015. Porse, Kurti është në siklet si ta arrijë ndryshimin e emrit të “Zajednicës”, për ta shitur tek zgjedhësit e tij si fitore, sepse përmbajtja fare nuk i intereson, ashtu siç nuk i ka interesuar në të kaluarën asgjë kosovare dhe e ka luftuar me tërbim trajektoren shtetkrijuese të Kosovës, në të gjitha fazat e saj!?

Forcimi i shtetit kosovar nuk përshtatet fare me teoritë e majta performative të intelektualëve shkatrrimtarë të postmodernës dhe as me lëvizjën ideore antiestabilishment të Noam Chomsky-t në ShBA. Prandaj shteti ahtisaarian është shndërruar në tabelë qitjeje, nga ideoogët e të majtës, enveristët integristë.

Dhe në këtë tabor, bënë pjesë edhe “Grupi i Tiranës” që ka për synim shpërbërjen nga brenda sistemit – të shtetit kosovar – duke inkurajuar prishjën e aleancave të Kosovës dhe humbjën e miqve, për të krijuar mosbindje, moslojalitet ndaj shtetit kosovar, identitetit konstitucional dhe simbolik të tij.

Qëndrimi i këtij grupi karshi Republikës – ndonëse ende vetëm si retorikë dhe luftë speciale – është i ngjashëm me atë të Sirisë ndaj Libanit.

Kurtit i intereson pushteti total dhe “Republika e Tretë” e ribërë nga ai vet.

Për të ndërtuar një shtëpi të re – në medësinë e tij prej robinhoodisti bandit të Eric Hombsbawm – duhet shkatërruar e vjetra, qoftë edhe me vlerat më të larta etike e historike.

Ngase ashtu iu ka pikë.

Të bëhet dhe ai “Ati themeltar”, paçka se nga Republika mund t’i mbesë mjegull në grusht!

Kurti e di se në sistemin e vet konstitucional, Kosova ratifikon te gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me entitete të hueja, në Kuvend, me 80 vota plus, pra edhe me banka si BERZH apo me agjensi shtetnore si USAID apo TIKA dhe ato pas ratifikmit bëhen pjesë e ligjit të brendshëm kosovar, sëkëndejmi detyrim kombëtar. Por ai nuk e di se, sistemi në të cilin ai është ngritur në majat e pushtetit, i trajton Marrëveshjet Ndërkombëtare valide edhe kur pala tjetër nuk i ratifikon. Serbia në kete rast, nuk e ka ratifikuar Marrëveshjën e parë (3013) sepse nuk e njeh entitetin në terma de iure, poashtu Kosova nuk është anëtare e OKBsë.

Kosova ose vazhdon zbatimin njëanshëm, sikur Pakon Ahtisaari, që nuk e ka ratifikuar Serbia, por Kosova është shtet falë saj, ose e abrogon (e kthen në zero) me të njëjtën procedurë, me dy të tretat e të gjithë deputetëve.

Ashiqare që Asociacioni nuk mund të anulohet pa pajtimin e serbëve dhe bashkësisë Ndërkombëtare, sepse prekë Pakon Ahtisaari, sëkëndejmi themelet e shtetit kosovar. Prandaj Kurti i shmanget përmendjës së ratifikimit në Kuvend të Marëveshjës së Parë, 2013, duke i mashtuar kosovarët se “Zajednicën” e ka zhbërë Gjykata Kushtetuese, e ajo, në pikën e dytë, e thotë pikërisht të kundërten: Asociacioni duhet të bëhet sipas Marrëveshjës së Vitit 2013 dhe këtij aktgjykimi. Kushtetuta e Kosovës (Neni 147) është e qartë: Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë.

Në këtë rast, Marrëveshja Ndërkombëtare është në fuqi, e shteti që refuzon zbatimin e ligjeve të veta, të paktën shihet si joserioz (failed state), nëse nuk sanksionohet.

ShBA po kërkon zbatimin e Marrëveshjës së Parë (2013) duke i sjellë në frymën e Kushtetutës pikat kontestuese, të parimeve nga Marrëveshja e 2015, sipas pikës 2 të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, pa kompetenca ekzekutive dhe brenda ligjeve kosovare.

Nuk mund te rinegociohet Marrëveshja Ndërkombëtare qe âsht negociuar, nenshkruar dhe ratififikuar në Kuvend.

Nëse Kosova nuk i zbaton ligjet e veta, Serbia nuk është fajtore!

Sot, Kurti Kryeministër i ka gjashtë kushte për ta themeluar Asociacionin.

Porse, morali i tij politik dhe shkenca e statistikës na thonë se do ta themelojë këtë entitet pa iu plotësu asnjëri nga këto kushte.

Kurti është demagogu perfekt i luftës së ftohtë, por njeri i rrezikshëm për habitusin paqësor të kosovarëve!

Kushtet e renditura nga Kurti në parlament, hyjnë në korpusin e demagogjisë politike, ato ose janë kushte që burojnë nga Parimet, ose janë duke u zbatuar nga palët, pra vetëm kushtet për reciprocitet të drejtash midis Asociacionit dhe Luginës së Preshevës dhe mësymja që ai të zbatohet pas njohjes reciproke, janë kushte të reja politike.

Dhe ironia në formën e vet kërcitëse do të jetë kur pasi t’a dekretojë Asociacionin, turmat e kosovarëve t’i duartrokasin si Heroit të tyre, sepse turmën e shquan amnezia.

Përse u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini?

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...