Kurti po luan “kumar” me linjën e tij të ashpër ndaj aleatëve, thotë Bloomberg

0
183

I hidhët ndaj qortimit të ShBA’së, Lideri i Kosovës sinjalizon qëndrim të rreptë mes përshkallëzimit”. Kështu e titullon shkrimin media prestigjioze amerikane Bloomberg në lidhje me tensionet në pjesën veriore të vendit, si dhe përplasjen e madhe Kosovë-ShBA në lidhje me kërkesat për shtensionim. Përmes një bisede telefonike, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se nuk do të zmbrapset nga kursi i tij pa e bërë Beogradi hapin e parë. Media amerikan shprehet se për Kurtin këto qëndrime të rrepta me sponzorët e shtetit të tij janë “kumar/bast” për të.

Serbia duhet të shkëpusë mbështetjen ndaj milicisë që nxiti protestat në veri të Kosovës dhe ato përgjegjës duhet të persekutohen para se qeveria të konsiderojë zbutjen e qëndrimeve të saj, ka thënë Kurti për Bloomberg.

S’mund të dorëzohemi si republikë demokratike ndaj kësaj milicie të dhunshme”, ka thënë ai. “Duam t’i zgjidhim gjërat sa më parë të jetë e mundshme por kjo s’varet nga ne”.

Kritikat e mbarë komunitetit Trans-Atlantik Kurti i denoncon si “jo fer”, ndërsa shprehet se qeveria e tij nuk zmbrapset pavarësisht presioniut në rritje nga ShBA dhe Evropa.

Nuk është në rregull të bullizohet (goditet) Kosova”, thotë Kurti. “Kurdo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne s’pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, shton ai, ndërsa përjashtimin nga Defender 2023 e quajti sërish “jo fer”.

Çfarë ka thënë ShBA?

Shihni këtu, një gjë po ua them: s’është këtu (dëmi vetëm me) me ShBA’në, por me tërë komunitetint Trans-Atlantik; pra, nuk është me neve, jo vetëm 27 shtete të BE’së, ShBA’në ose MB’në, ne i shohim gjërat njësoj. Po vjen kjo prej diku tjetër. Dhe, po, mund të ketë ndikim afatgjatë”, ka thënë Gabriel Escobar ditë më parë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Po dërgohet sinjal i fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne, mendoj se kjo do të ishte fatkeqe, dhe meqë jemi këtu, jo për Kosovën, por për Kryeministrin. Dua ta bëj tejet të qartë se kjo nuk të ndikojë në marrëdhëniet afatgjatë me Kosovën. Por, ama, veprimet e marra ose veprimet që nuk merren, mund të kenë disa pasoja që mund të afektojnë pjesë të marrëdhënieve. Por s’dua të dalë aty”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here