Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu.
Në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.
“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten. Rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi Epopesë së UÇK-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6,7 mars”, tha Kurti.