spot_imgspot_img
spot_img

Kurti shpjegon planin e BE-së: Qëndrimi i Borrellit është se ky dokument nuk do të diskutohet më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel të nivelit të lartë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se takimi i së hënës kishte dy pika të agjendës, transmeton Paparaci.

E para sipas tij, ishte formalizmi i pranimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga BE-ja e të mbështetur Franca, Gjermania, Italia dhe nga ShBA-të, dhe e dyta qe fillimi i diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kurti tha se shpeshherë ka keqkuptim sa i përket këto dy dokumenteve. U shpreh se plani i zbatimit duhet të diskutohet dhe negociatat për këtë s’kanë filluar ende.

“Në takim i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si kryeministër të marrëveshjes bazike, që duhej ta nënshkruante Borrell dhe Vuçiq. Atë e refuzoi Vuçiq në mënyrë kategorike që e bëri publike pas daljes nga takimi”, tha ai në seancë.

“Qëndrimi i Borrellit është se ky dokument nuk do të diskutohet më, ajo është shpallur në ueb-sajtin e BE-së. Të dyja palët janë pajtuar për një pozicion të tillë, por nuk e kanë pranuar ende. Refuzimi për ta nënshkruar nga Serbia është treguar se ata nuk janë pajtuar me përmbajtjen”, theksoi ai.

Gjithashtu, Kurti theksoi se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën një hap të rëndësishëm mes të dyja shteteve, ajo bazohet në parimin e respektit të integritetit territorial.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...