Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin e kanë vizituar Skënderajn.
Kurti shkoi në Llaushë për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, i cili e priti Kurtin atje, tha se gjendja pas vërshimeve ka mbetur e rëndë.
“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Nura po ashtu kërkoi ndihmë nga niveli qendror për familjet e prekura.
“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, shkroi Nura.