spot_imgspot_img
spot_img

Kurti tregon kërcënimin e Serbisë kur ua tregoi ofertën për Asociacionin: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sonte se ka bërë vazhdimisht oferta në dialogun me Serbinë.

Ai tha se e fundit ishte në pasditen e hershme të 18 marsit. Kurti sqaroi se në momentin që e bëri ofertën me tri shtylla të prezantuara mbi draftin apo statutin e Asocacionit, Serbia kërcënoi me përfundim të takimit.

“Ofertë, qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje. Kam kërkuar nga pala serbe, që të jemi dakord në tri shtylla brenda së cilës unë do ta draftoja atë statut, se si rregullohet kjo gjë”, tha ai në RTK, raporton Paparaci.

“Më 18 mars kam thënë se nëse ju jeni dakord me kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e kushtetueses, me qëndrimin evropian, dhe kam shkuar më hollësisht dhe me qëndrimin amerikan, pra tri shtylla”, u shpreh ai.

Tri shtyllat sipas tij ishin Republika e Kosovës me kushtetutën dhe vlerat e saj bashkë me qëndrimet amerikane dhe evropiane.

Shefi i qeverisë shpjegoi se u ka thënë atyre gjatë takimit të Ohrit, të shtunën, se të nesërmen do t’ua sillte draftin. Por, theksoi se ata nuk e pranuan as idenë.

“Republika e Kosovës me kushtetutë dhe vlera, qëndrimi amerikan dhe evropian, po ashtu konkret, në këtë tre shtyllësh parimor e të drejtë, unë nesër kam thënë se ua sjell juve draftin, a statutin qysh dush. Kam thënë se do të ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do ta refuzoni. Nuk u pranua as ideja, unë solla premisën që duhet të pranohej”, shtoi ai.

“Në mëngjesin e 19 marsit kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga unë në këto tri shtylla, thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?”, përfundoi Kurti.

Op/Ed

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Nga Thomas Roser, FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse është...

Qeveria Kurti ra sot!

  1. Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it...

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike

Libri Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridke...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...

Shumë pak ditë deri në fundin e muajit Prill: Çka ka rëndësi kjo kaq shumë?

Rëndësi ka shumë sepse po vjen fundi i një...

SPORTI NË ARTMOTION

JESH APO TË MOS JESH NË FINALE, FUTBOLL E...
spot_img

“Emisarja e kryeministrit” Vjosa Osmani takohet me Vuçiç pranon tri kushte të Josep Borrell

Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit,...

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Qe pse shfaqet simboli rus “Z” në Kosovë

Gazeta me madhe suedeze Dages Nyheter doli më koment të gjatë të korrospondentit europian Ingmar Neveus i cili eskalimin e situatës  në Kosovë e...