Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit. Pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, Lajcak në një prononcim të shkurtër para gazetarëve ka treguar se takimi i kishte plotësuar pritjet e tij për të ditur se cilat janë kërkesat e Kosovës sa i përket Aneksit të Implementimit.
Përveç presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, Lajçak është takuar edhe me shefin e ekipit negociator dhe numrin dy të Qeverisë, Besnik Bislimin me të cilin ka diskutuar për çështjet e tjera në kuadër të dialogut, zbatimi i të cilave është i natyrës urgjente.
Këtu Lajçak ka specifikuar urgjencën me të cilën duhet të zbatohet Udhërrëfyesi për Energjinë.
“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Dialogut Besnik Bislimi, Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e Dialogut, duke përfshirë nevojën urgjente për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë”, ka shkruar Lajcak.
Në fillim të javës tjetër, Lajcak do të vizitojë edhe Beogradin për të diskutuar rreh Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.
With First Deputy Prime Minister and Dialogue Chief Negotiator @BislimiBesnik, I discussed a number of other pressing issues on the Dialogue agenda, including the urgent need to fully implement the Energy Roadmap. pic.twitter.com/r3ZrkFa9jD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 9, 2023