Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka diskutuar sonte në një panel në Vjenë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, transmeton Gazeta Metro.
Përveç normalizimit të marrëdhënieve, siç thotë Lajcak është diskutuar edhe për hapat e ardhshëm dhe roli i zgjerimit të Bashkimit Europian.
Pjesë e panelit ishte edhe ish-i dërguar i BE’së për Kosovën, Wolfang Petrisch, të cilin e falënderoi për diskutimin.
“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të BE-së, në Vjenë sonte. Faleminderit @WebsterVienna për organizimin dhe kolegët e mi bashkëpanelistët Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin!”, shkroi Lajcak në Twitter.
Good exchange on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia, the next steps and the role of 🇪🇺 enlargement in Vienna tonight. Thanks to @WebsterVienna for organizing and my fellow co-panelists Wolfgang Petritsch and Stephanie Fenkart for the discussion! pic.twitter.com/JKvKSP264n
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 24, 2023
Ky diskutim ndodhi para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, të takohen në Bruksel. Takimi i tyre është paraparë të mbahet më 2 maj.
Agjenda e takimit të nivelit të lartë do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe prezantimin e draft-statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.