spot_imgspot_img
spot_img

LDK themelon edhe 20 nëndegë nëpër Evropë – Abdixhiku thotë se Mërgata po kthehet në “shtëpinë e saj historike”

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të dytë, ka njoftuar kryetari Lumir Abdixhiku, në mjë postim në Facebook

Me një rend dite prej gjithsej 8 pika, u diskutua për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë.

“Anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut.

Në veçanti, sipas Abdixhikut, u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. “Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike”.

Në mbledhje u diskutua po ashtu për aktivitetin Parlamentar dhe Planin e Punës të Grupit Parlamentar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mobilizimin e gjithmbarshëm partiak, me programin politik më të pasurin, me të gjitha zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve tanë “Rruga e Re”, për një Kosovë që e duam dhe e meritojmë”, përfundon njoftimi.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të thuhet më 8 maj por në bazë të rezultatit të raundit të parë tregun qartë...