spot_imgspot_img
spot_img

Liberalizimi, Cramon: Arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik

Eurodeputetja Viola von Cramon, në një intervistë për T7, ka deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është përfunduar dhe tani nuk ka më pengesa që ta zvarrisin këtë proces.

Ajo ka theksuar se kjo arritje është e mundur sepse vendi i Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për të marrë lejen e hyrjes së lirë në zonën Schengen, dhe ka kryer të gjitha hapat e nevojshëm për ta bërë këtë të arritshme.

“Nuk ka ndodhur për shkak të insistimit tim apo përkushtimit tim por është sepse vendi juaj i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka të nevojshme që më në fund të marr dritën jeshile,” – tha ajo, raporton Express.

Von Cramon ka theksuar se ky nuk ishte një problem në Parlamentin Evropian apo në Komisionin Evropian, por disa herë Këshilli Evropian dhe disa përfaqësues të shteteve kanë shfaqur skepticizëm.

“Nuk ka qenë asnjëherë problem në Parlament e as në Komisionin Evropian, por Këshilli Evropian dhe disa përfaqësues të shteteve kanë qenë skeptik. Ne tentuam që të flasim me ata në mënyrë që të ndryshojnë qëndrim dhe të shtyjnë procesin në drejtimin e duhur dhe më në fund pamë rezultatin që dëshiruam. Liberalizimi i vizave për Kosovën ka mund të ndodh më herët pasi që populli juaj e meriton, por fatkeqësisht mori disa vite që të finalizohet ky proces. Unë jam ndjerë mirë, megjithatë është një ditë akoma më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë pritur aq gjatë. Është mirë që kjo ka përfunduar pasi tashmë mund të merremi me çështje të tjera që janë po aq të rëndësishme,” – ka thënë Von Cramon.

Ajo gjithashtu ka ndau merita për këtë arritje me të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë proces, duke theksuar se ky është një sukses kolektiv i gjithë qytetarëve të Kosovës dhe politikanëve të vendit.

“Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen. Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë,” ka deklaruar eurodeputetja.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...