Sot në Bruksel në rend dite do të jetë liberalizimin i vizave për Kosovën.
Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme pritet të votohet marrëveshja trepalëshe.
Kjo u bë e ditur edhe nga LIBE në faqen e saj zyrtare.
Për votimin ditë më pare ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.
Reuten ka bërë thirrje që të votohet pro heqjes së vizave për kosovarët.
Parlamenti Evropian disa here ka votuar rezoluta duke përkrahur liberalizimin për vendin tone.
Organi legjislativ i Bashkimit Evropian, iu kishte bërë presion vendeve të BE-së, që sa më parë ta miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Deri më tani, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk mund të udhëtojë pa viza për në vendet e BE-së