spot_imgspot_img
spot_img

LOJA POLITIKE NË MES TË OSMANIT DHE KURTIT

“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam e bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”.

Ky është një qëndrim tipik i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dhënë më 31 janar 2024, vetëm një ditë para hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së që nuk lejon përdorimin e Dinarit serb, shkruan Demokracia.com.

LOJA POLITIKE NË MES TË OSMANIT DHE KURTIT

Ky taktizim i presidentes Osmani, duke mbështetur njëkohësisht edhe qëndrimin amerikan për shtyrjen e zbatimit të Rregullores së BQK-së, por duke e nxitur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të vazhdojë me këmbënguljen e tij, rezultoi me rëndimin e pozitës së partnerit të saj politik në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe nga Osmani që nuk ka rol vendimmarrës, Kurti pavarësisht pasojave që ka sjellur me përkeqësimin e raporteve me aletatët e Republikës së Kosovës, ka qenë i dretpërdrejtë dhe i ka dhënë mbështetje BQK-së në zbatimin e Rregullores së saj dhe nuk ka taktizuar si Osmani duke mbajtur qëndrimin se “mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”.

Lexo më shumë:

 

Një diskurs i tillë nga presidentja Osmani nuk është thënë vetëm një herë, por ajo ka mbajtur linjën e njëjtë sa herë që është pyetur nga gazetarët.

Edhe më 19 shkurt 2024, presidentja Osmani kishte folur për çështjen e Dinarit serb. Përmbajtja e deklaratës së saj dukej hapur se ishte një qortim për kryeministrin Kurti, pasi ai është i vetmi që deri në atë kohë mbante qëndrim të ngurtësuar.

“Sikurse edhe çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar”, deklaronte Osmani, që nënkuptonte qartësisht se Kurti po e bënë të kundërtën.

Osmani, i paraprinte këtij qortimi, duke dërguar një mesazh që nuk i drejtohej askujt tjetër më shumë se kryeministrit Kurti.

“Çështja nuk është tek dinari, SHBA-të dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajmë dinarin, dhe nuk do duhej të krijohej një përshtypje që dikush po kërkon prej nesh që mos ta respektojmë Kushtetutën tonë, sepse nuk është e vërtetë. Pra, kemi një mirëkuptim të plotë, dhe qëllim të përbashkët me aleatët tanë, në veçanti me SHBA-të që Kushtetuta jonë të respektohet në plotni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së”, deklaronte Osmani.

AMERIKANËT E SHOHIN OSMANIN SI GARANTUESE E KURTIN SI RREZIKUES TË PARTNERITETIT KOSOVË – SHBA

Më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori goditjen e radhës nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Në një konferencë për media në Presidencën e Kosovës, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e veçoi presidenten Vjosa Osmani nga kryeministri Kurti, ndonëse nuk e përmendi emrin e tij.

“Ti (Vjosa Osmani) je garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të falemnderoj për këtë. Dhe do të thoja që kjo trashëgimi është e bazuar në përkushtimin e pashkundshëm ndaj pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë”, i ka thënë Escobar Osmanit në konferencën e përbashkët.

Kjo deklaratë e Escobar, që në thelb e veçon Osmanin nga Kurti, është goditje e radhës për veprimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti, sidomos pas këmbënguljes që BQK të zbatojë rregulloren me anë të së cilës nuk lejohet përdorimi i Dinarit serb.

Gjithashtu, ky veçim i Osmanit, duket se i ka pëlqyer shumë Osmanit, pasi të njëjtën është përkujdesur ta shpërndajë bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ndonëse shihet qartë se është një deklaratë e një zyrtari të lartë amerikan që vie në momente të rënda politike për partnerin e saj politik, kryeministrin Albin Kurti.

Më 12 mars 2024, vetëm një ditë para se t’ia jap këto lavdërime presidentes Osmani, Escobar ka goditur rëndë kryministrin Kurti duke zbuluar se përveç ShBA, edhe BE, NATO dhe Mbretëria e Bashkuar kanë probleme komunikimi me të.

“Këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, ka deklaruar Escobar më 12 mars 2024.

 

Pikërisht për çështjen e Dinarit, të kundërtën e mesazhit që mori Osmani më 13 mars 2024, e ka marrë kryeministri Kurti më 13 shkurt 2024 nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, i cili ka qenë shumë i ashpër duke deklaruar se nëse Kurti nuk e trajton ShBA-në si partnere, as ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere.

 

Çështja e “Dinarit” nuk është e vetmja që është përdorur nga presidentja Osmani për të mbështetur qëndrimet amerikane, por njëkohësisht duke nxitur Kurtin që të vazhdojë rrugën e nisur, e cila në jo pak raste e ka përplasur me aleatët. /Demokracia.com/

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Festë e madhe në Prishtinë për ditëlindjen Skënderbeut

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”,...

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...