Qendra Evropiane për Liri të Mediave: Jemi thellësisht të zhgënjyer, Aliu nuk është e pavarur

0
121

Luljeta Aliu, e njohur për mbështetjen e saj ndaj pushtetit, është zgjedhur sot anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Deputetët nuk i morën parasysh thirrjet e Federatës Evropiane të Gazetarëve për mosvotim të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Kuvend, sot është votuar për tre anëtarë të KPM-së. Luljeta Aliu arriti të zgjidhet në rundin e parë, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe për ta, do të përsëritet edhe njëherë votimi.

“Me 48 vota, zgjedhet anëtare Luljteta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjedhet asnjë anëtarë. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, tha Konjufca.

Para votimit për anëtarë të KPM-së, Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka bër thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministrit Albin Kurti që të mos e lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së.

Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqëtësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, kishte shkruar Gutierrez.

Luljeta Aliu  është e njohur ka eskaluar ku po debatonte me Ardian Kastratin e PDK-së

Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here