spot_imgspot_img
spot_img

Mahmut Halimi feston me Ridvan Muharremin me nga një gotë për kundërshtaret

Avokati Mahmut Halmi provokon ne rrjetin e tij ne Facebook “Siç po shihni unë e Ridi së bashku në Bukë e Zemër, e pimë nga një gotë për juve kureshtarët”

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë ka bërë me dije se Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

Pas kësaj ka reaguar Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, i cili ka postuar një fotografi nga restoranti “Bukë e Zemër”.

 

 

 

Si ndodhi lirimi i Ridvan Muharremit dhe dy zyrtareve të MTI- së

Afërdita Bytyçi më parë ka qenë kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa tani është avancuar dhe është pjesë e Gjykatës së Apelit. Në anën tjetër, Kreshnik Radoniqi kishte qenë i preferuari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas shkarkimit kontrovers të ish-kryetares Valdete Daka.

Paparaci.com gjithashtu ka marrë vesh se përveç Radoniqit, një tjetër person shumë i afërt me Osmanin ishte pjesë e kolegjit të gjyqtarëve e që e thellon edhe më shumë skandalin. Bëhet fjalë për Ferit Osmanin, që është djali i axhës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ky kolegj i përbërë prej tre gjyqtarësh (ku dy prej tyre mund ta mbivotojnë njërin prej anëtarëve), kanë liruar sot nga paraburgimi dy drejtorët e MINT të dyshuar për keqpërdorim me rezerva shtetërore dhe sekserin e qeverisë Kurti, Ridvan Muharremin, të dyshuar për keqpërdorim të mbi 600 mijë eurove në këtë çështje.

Biznesmeni Ridvan Muharremi së bashku me dy zyrtarët e MINT ishin arrestuar dy javë më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës pas hetimeve dhe dyshimeve se janë të përfshirë në keqpërdorime qindra-mijëra euro me rezervat shtetërore.

Më 19 gusht, Prokuroria kishte marrë vendim për 30 ditë paraburgim ndaj Ridvan Muharremit, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara që të tre si të dyshuar se kishin keqpërdorur buxhetin e shtetit lidhur me rezervat shtetërore.

Gati dy javë pas vendimit për paraburgim për të tre të dyshuarit, Gjykata e Apelit hodhi poshtë këtë vendim duke liruar nga paraburgimi që të tre të dyshuarit. Mirëpo, kjo bëhet e dyshimtë duke marrë parasysh përbërjen e kolegjit të gjyqtarëve që morën këtë vendim.

Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të pandehurve Irfan Lipovica., av. Durim Osmani dhe av.Feim Alaj, Haviz Gara , av. Bekim Kelani dhe Ridvan Muharremi, av.Mahmut Halimi, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023 i datës 19.08.2023, ashtu që të pandehurve I.L., H.G .dhe R.M., ju ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri, sot me datë 31.08.2023″, thuhet në vendimin e Apelit.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë...

Dërgohet në OKB propozimi final i rezolutës për Srebrenicën

Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve...

Musliu-Shoshi: Asociacioni 2013-2015 ishte në shkëmbim të njohjes së ndërsjellë, tani është kusht për t’u anëtarësuar në KiE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, foli mbi aktualitetin politik në vend në emisionin DPT te Fidani. Ajo ka folur për prapaskenat...