spot_imgspot_img
spot_img

Marigonë; A po falemenderon Rexhep Selimin që ka quajtë babin tend “vrasës serik”

 

Nga Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së dhe e bija e Gani Gecit, Marigona, ka folur në Kuvendin e Kosovës lidhur me punën e Gjykatës Speciale.
Marigona Geci ka cituar deklaratën e Rexhep Selimit i cili kishte shpalosur detaje nga biseda me Hashim Thaçin rreth komunikatës 59.

“Pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale kam lexuar një pjesë të deklaratës së Rexhep Selimit rreth babait tim. Dua ta citoj Rexhep Selimin në gjuhën angleze dhe gjermane. Të nderuar deputet, sipas deklaratës së Selimit përmes një thirrje telefonike Thaçi kishte lexuar tekstin e komunikatës 59, kur ai e kishte pyetur pse kishte thënë të pavërtetën për Gani Gecin, Thaçi kishte thënë që ta shkatërroj plotësisht. Hashim Thaci paska tentuar familjen time dhe babain tim”, tha Marigona Geci.

Madje Marigona Geci eskaloi në ofendim teksa e quajti Hashim Thaçin “Hashim Haxhi polari nga Buroja”

Por Marigona Geci si duket ka harruar se
Ish Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi gjatë intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka folur për Gani Gecin. Madje, ai e ka quajtur edhe vrasës serik.

“Unë jam njëri ndër ata që kam kërkuar qe sa më shpejt të zbulohet çdo vrasje e pa zbuluar deri tani. Duke mos qene të zbuluara këto kanë arritur të bëhen mjet dhe nga shumë eksponent. Këto vrasje janë shfrytëzuar më shumë sesa është tentuar që të zgjidhen sepse sikur të zgjidheshin këto nuk do të mund të shfrytëzoheshin për akuza ndaj njëri tjetrit. Por në këtë rast një vrasës serik siç është Gani Geci ku dy prej vrasje i ka pranuar akuzon të tjerët se mund të jeni si ai. Jo të tjerët nuk janë si ai, andaj ai do të duhej të përgjigjej për ato që i ka pranuar. Ai do të duhej të përgjigjej për vrasjet që iu ka bërë njerëzve më të rëndësishëm të UÇK-së. Po ashtu ka bërë vrasje dhe pas luftës duke vrarë ushtar të UÇK-së, kështuqë kur një vrasës serik të akuzon për vrasje ky është paradoksi”, ka thënë ai.
Marigonë a keni lexuar këtë dekleratë të babait tuaj per njerin nga të akuzuarit
“Të dashur Shqiptarë ka informata okulare se ky farë Pjetër Shala komandant”Ujku”në vitin 2002, ishte munduar ta oraganizoj një atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt, gjat ni takimi qe kishim me Strukturat e LDK es ne Bruksel” kishte shkruar Gani Geci në faqën e tij në facebook.

Marigonë a keni pyetur femijët e Abedin Rexhes si e pershkruajnë babajnë tuaj?
Po të rikujtoj një postim të Sanije Rexhes;

“Ku po jetojmë? Vajza e vrasesit serik të çlirimtareve , tradhtarit te kombit, Gani Gecit, Marigona Geci paska kerkuar hetim për vrasjet në Kosovê. Moj e mjerë, fillo nga babai yt tradhtar, kindapues,vrases, intrigant , kriminel e shkuar krimineli !”

Ne fund dua të pyes disa komndatë të UÇK- së në zonën operative të Drenicës në cilin njesitë ka qënë Gani Geci!? A ka pase proces ndaj tij në shkelje të statusit të ushtarit nese ka qenë i tillë. Marigona Gecin nuk mund të fajsojmë,se e bija e kujt është, por mund ti tregojmë se me dosje të UDB-së dhe argatve të saj po behet gjygji ndaj luftetarëve të lirisë. Deri kur ?! A ka ligje ky vend?

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...