Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes që Kosova të shfrytëzojë hapësirën ajrore të Malit të Zi do të ulen kostot e udhëtimit.
Madje Kurti tha se nëse deri më tani një kompani ka pasur tre linja të udhëtimit tash mund të jenë katër.
“Një kompani që ka udhëtuar katër herë në ditë lehtësisht mund të e shtoj edhe një linjë, kjo e ulë koston, deri më tani hapësira ajrore shfrytëzohej vetëm nga KFORI kurse tani do të hëhet edhe për udhëtime komerciale”, ka thënë Kurti.