Mbyllet gazeta austriake më e vjetër në botë, u botua për 320 vite

0
131

Parlamenti i Austrisë vendosi të ndërpresë botimin print të një nga gazetave më të vjetra të përditshme në botë, “Wiener Zeitung”

Ajo  do të shndërrohet në një faqe interneti, si dhe një shkollë gazetarie dhe një agjenci përmbajtjesh për organet publike.

Pavarësisht kritikave të rënda nga artistët dhe partitë opozitare, koalicioni konservator i të gjelbërve vendosi gjithashtu që gazeta 320-vjeçare në të ardhmen do të shtypet vetëm një herë në muaj.

Gazeta u themelua në 1703 si një gazetë e quajtur Ditari i Vjenës

Aktualisht gazeta, e njohur për cilësinë e saj gazetareske dhe pikëpamjet e saj të pavarura politikisht, shet vetëm rreth 8 000 kopje në ditë dhe financohet kryesisht nga partnerët e biznesit.

Tashmë gazeta që është pjesë e historisë së Austrisë do të jetë vetëm online. Rreth 200 gazetarë të gazetës kanë zhvilluar protesta kundër këtij vendimi, por kancelari Austriak që sipas ligjit është dhe de juro botuesi i saj, ka mbështetur vendimin për mbylljen e qarkullimit.

Në vitin 2021, kancleari Sebastian Kruz deklaroi se nuk është detyrë e qeverisë të financojë një gazetë të përditshme.

Kundër mbylljes së saj ka pasur reagimi dhe nga shoqatat e gazetarëve. Në vendimin e Parlamentit austriak thuhet se gazeta mund të publikohet në variantin print të paktën 10 herë në vit, por kjo do të varet nga mundësitë që qeveria do të ketë për fonde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here