spot_imgspot_img
spot_img

Me shkas; Muharrem Salihu – Zëri i fuqishëm i Luginës

 

Javën e kaluar, një nga figurat qendrore të lobit shqiptaro – amerikan, Xhozef Dioguardi me bashkëshorten e tij  Sherli dhe me bashkëpunëtorët e lobit, erdhi në Prishtinë për një vizitë katër ditore. Ish kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare, ka hyrë në dekadën e katër të veprimtarisë politike dhe më gjerë në ndjekje dhe përkrahje të çështjeve shqiptare ballkanike, me theks të veçantë të Kosovës. Dioguardi, ka ardhur shpesh në Kosovë që nga vizita e tij e parë në vitet e 90-ta me kongresistët Bob Dol dhe Tom Lantosh dhe si të themi, ai s’është shkëputur më asnjëherë nga viset tona. Vizita e javës së kaluar e Dioguardit në Prishtinë, u shoqëruar me një agjendë specifike të aktiviteteve që në fokus kishin  vizitat në objektet dhe monumentet e rëndësishme historike, ndërsa gjatë kësaj vizite Dioguardi u prit edhe nga Kryeministri i Kosovës Z. Albin Kurti, nga i pari i kryeqytetit Z. Përparim Rama si dhe nga shumë personalitete të tjera vendore.

Në Prishtinë u promovua “Muri i Nderit” ( Wall of Honor)

Gjatë dy ditëve të para, Dioguardi me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe objekte të ndryshme kulturore dhe arkitektonike, si dhe u takua me shumë bashkudhëtarë dhe bashkë ndarës të vlerave të njëjta. Në ditën e tretë të vizitës, ish kongresisti dhe njëri nga lobuesit më të njohur në perëndim, të çështjes së Kosovës dhe të çështjeve shqiptare në përgjithësi, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të monumentit “Muri i Nderit” (Wall of Honor) në Parkun e Qytetit në shenjë të përkujtimit të sakrificës për të gjithë ata që morën pjesë në shpëtimin e hebrenjve përgjatë Luftës së dytë Botërore në viset shqiptare. Siç dihet, përgjatë kësaj lufte të madhe botërore, hebrenjtë që e pësuan më së shumti nga fashizmi, të vetmen strehë të shpëtimit patën viset shqiptare, falë fjalës së dhënë, “Besës së Shqiptarit”.

Nuk duhet harruar asnjëherë se në viset shqiptare, përmes Tiranës, kaloi në SHBA edhe shkencëtari më i madh që njeh mbarë bota, Albert Anshtajni.

Në këto rrethana, Dioguardi erdhi për ta inauguruar “Murin e Nderit” dhe kjo na tregon, pra edhe ky rast, që ne nuk kemi arritur ta dëshmojë mjaftueshëm të kaluarën tonë, gjërat dhe veprimet historike që kemi bërë jo vetëm me vetën tonë por edhe me kombet e tjera. Mënyrat e qasjes, përgatitjet, aktivitetet tona duhet të jenë në nivel të sensibilizimit të sakrificave dhe qëllimeve tona të cilat kanë ecur edhe me përpjekjet tona për t’i ndihmuar të tjerët, si në këtë rast hebrenjtë që vuajtën aq shumë nga fashizmi. Ashtu sikurse dëshmohet edhe nga Instituti per Trashëgimi Kulturore në Shkup i drejtuar nga Dr. Skënder Hasani, janë të shumta familjet që kanë dhënë kontributin e tyre dhe që, aktualisht, është e pamundur të përfshihen në këtë Mur Nderi, i cili duhet parë si simbol i zemërgjerësisë dhe vlerave kryesore që karakterizojnë popullin shqiptar. Mbase do arrijë një ditë ku të mund të dalin në dritë të gjitha dëshmitë lidhur me këtë çështje.

Muharrem Salihu mbron me konsistencë Luginën e Preshevës

Disa nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv me në krye Z. Dioguardi

Z. Muharrem Salihu, aktivist i çështjes shqiptare në Serbi, nga komuna e Medvegjës, po ashtu edhe pjesë e lobit shqiptaro – amerikan (anëtar i Bordit Ekzekutiv), i shoqëroi gjatë qëndrimit në Kosovë miqtë amerikanë krahas Dioguardit. Ai tha me këtë rast se kjo ishte një prej vizitave tejet aktive të Dioguardit në Kosovë, pasuar me një agjendë të ngjeshur aktivitetesh, takimesh dhe vizitash. Në aspekt të vizitës, që konsiderohet si mjaft produktive e lobit shqiptaro – amerikan në Kosovë, Z. Salihu ishte i fokusuar jo vetëm me pritjen dhe shoqërimin, por në veçanti me situatën aktuale në Luginën e Preshevës, sidomos me gjendjen e komunitetit etnik shqiptarë në komunën e Medvegjës.

“Ka vite e dekada që Serbia i trajton shqiptarët në shtetin e vet me metoda të presionit politik dhe ekonomik, duke i diskriminuar ata në fusha të arsimit, të lëvizjes së lirë, të zhvillimit social etj. Shfrytëzova rastin që në takimet që kishim me zyrtarët e lartë në Prishtinë, t’i parashtroj këto pika:

1.       Lirimi i getozimit të Medvegjës përmes hapjes së pikës kufitare  në Mutivodë për qarkullim mallrash, ashtu siç i kanë Presheva dhe Bujanoci.

2.       Mundësi të aplikimit për grante dhe projekte të ndryshme pranë ministrive përkatëse në Kosovë për të lehtësuar lindjen e bizneseve të reja në PMB, si dhe atyre ekzistuese si alternativë e vetme për të gjeneruar vende pune në Luginë.

3.       Shqyrtimi i mundësisë për eksporte nga PMB drejt SHBA-ve me lehtësira doganore çfarë i posedon Republika e Kosovës.

4.       Kthimi i adresave të pasivizuara në mënyrë arbitrare dhe sanimi i dëmeve të shkaktuara, duke filluar nga zgjedhjet e reja, ku si pasojë e pasivizimit të adresave me mijëra qytetarë nuk po arrijnë të votojnë tani e 10 vite me radhë, sidomos në Medvegjë.” – deklaroi Z. Salihu.

Qëllimi i trajtimit të këtyre pikave, të vëna në dukje ditë më parë nga delegacioni amerikan, është përkrahja e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e tyre duke u angazhuar në mënyre unisone.

Si pjesë e bordit ekzekutiv, Z. Salihu tha se lobi shqiptaro – amerikan gjatë takimeve dhe vizitave diskutoi edhe rreth gjendjes së shqiptarëve në Luginë duke iu parashtruar zyrtarëve qeveritarë në Prishtinë shqetësimet për gjendjen diskriminuese që Beogradi ndjek ndaj pakicës shqiptare ku si qëllim thelbësor ka pasivizimin dhe asgjësimin e adresave dhe heqjen e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar në vatrat e tyre.

Delegacioni me në krye Z. Dioguardi u takua edhe me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të luginës, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe drejtuesin e Forumit për Zhvillim Ekonomik (AFEDS), si edhe anëtarët e bordit të këtij forumi. Gjatë këtyre takimeve u fol kryesisht për gjendjen e rëndë që po përjeton popullsia shqiptare në Medvegjë.

Kërkesa e përfaqësuesve të AFEDS-it është e qartë: të mos përsëriten gabimet e deritanishme të karakterizuara në indiference dhe moskokëçarje për këtë çështje, duke mos vepruar ne asnjë drejtim lidhur me zgjidhjen e problemeve. Janë të shumta ndërhyrjet që mund të bëhen prandaj çfarë kërkohet është veprimi, vënia në praktik e parimeve bazë që rregullojnë mirëqenien dhe bashkëjetesën paqësore të një komuniteti. Po ashtu është parashtruar shqetësimi i madh në lidhje me mënyrat e shpërndarjes se granteve dhe mjeteve financiare dedikuar zhvillimit të zonës. Ato janë shpërndarë duke ndjekur kryesisht përkatësitë partiake dhe duke anashkaluar krejtësisht qëllimin e tyre në lidhje me zhvillimin e bizneseve. Kjo qasje nuk lejon që mjetet ekonomike të arrijnë në mënyre të barabartë tek sipërmarrësit, duke penguar drejtpërdrejt rritjen e mirëqenies ekonomike që është edhe synimi kryesor i këtyre mjeteve.

Gjithashtu, u nënvizua fakti se Medvegja, për arsye akoma të paqarta, mbetet e izoluar jo vetëm gjeografikisht duke mos pasur dalje direkte drejt Kosovës, por edhe formalisht duke mos e përmendur fare si komunë me vete kur bëhet fjalë për ndarjen e fondeve apo granteve të ndryshme të destinuara Luginës së Preshevës e cila përbëhet nga 3 komuna, e ku hynë edhe komuna e Medvegjës.

 

“Shfrytëzova rastin – vijon Z. Salihu – që këto çështje t’i diskutojmë edhe me disa zyrtarë të lartë qevritarë. Medvegja është duke vuajtur shumë edhe për faktin se Kosova nuk po bën aq sa ka mundësi për qytetarët shqiptarë. Unë insistova që qytetarëve shqiptarë në Serbi t’u mundësohet qasja në grante dhe fonde përkatëse. Propozova që fondet të ndahen në mënyrë të ekuilibruar, që secila ministri të dedikojë një përqindje të caktuar këtyre komunave. Shteti të krijojë mekanizmat e duhura pë monitorimin e mirëvajtjes së këtyre masave, duke evituar keqpërdorime. Çfarë po kërkojmë është trajtim i barabartë përmes kritereve që tejkalojnë përkatësitë partiake apo lobimet individuale. Çdo mjet i ndarë përmes partive politike apo Këshillit Kombëtar, po ashtu i varur nga partitë politike, nuk i ka arritur kurrë drejtpërdrejt bizneset. Në veçanti Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhet të angazhohen më së shumti për bashkë ndarjen e përgjegjësive duke ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e situatës.

Shembull i qartë është ndërtimi i dhjetëra shtëpive në komunën e Medvegjës gjatë viteve të fundit, me financime private, personale, dëshmi e vullnetit qe kanë shqiptarët për të jetuar në këto zona, pavarësisht pasivizimit të adresave. Banoret po e gjejnë forcën për të investuar brenda mundësive tv tyre, por mungon forca ekonomike për shtruarjen e rrugëve që lidhin fshatrat e ndryshme, aktualisht komplet te papraktikueshme. Këtu do ishte me vend ndërhyrja e Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës. Ndërhyrje e nevojshme do ishte edha ajo e Ministrisë së Bujqësisë, të nxisë fermerët medvegjas në kultivimin e tokave duke i kthyer ato në toka prodhuese të kulturave të ndryshme. Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përçimin e vlerave të saj përmes të gjitha mjeteve që koha dhe modernizimi na ofrojnë sot.”

“Çfarë kanë prodhuar mjetet ekonomike të shpërndara deri më sot në Presheve e Bujanoc? Eshtë e nevojshme një përgjigje që deri me sot nuk është dhënë. Synimi i qeverisë së Kosovës duhet të jetë i tillë që të mund të rigjenerohen financimet e bëra. Një biznes që ka përfituar nga ato mjete duhet të jetë në gjendje t’i pasojë ato tek një biznes tjetër e të mos i përdorë më si ushqyes parazitësh. Është me rëndësi si shpërndahen mjetet ku shpërndahen, cila është pritshmëria e rezultateve dhe monitorimi i tyre”, thotw nw fund z. Salihu.

AFEDS, e njohur tashmë për investime të shumta e konkrete në Medvegjë, është e gatshme të ofrojë kontributin e saj si partnere, këshillëdhënëse apo mbikëqyrëse e projekteve të ndryshme nga Ministritë të sipërpërmendura.

 

F. Ajvazi

 

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...