spot_imgspot_img
spot_img

Mediet franceze shkruajnë për laptopin e vjedhur të gjyqtarit të Speciales

Një laptop me të dhëna shumë të ndjeshme për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dyshohet se është vjedhur nga banesa e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara.

Kështu raporton gazeta franceze Le Journal du Dimanche, sipas së cilës, ky laptop u vjedh në banesën e gjyqtarit në Paris, e që ka ngritur shqetësime dhe brenga tek autoritetet gjyqësore dhe policore në shtetin francez.

Për këto raportime nuk kanë dashur të prononcohen nga Specialja. Nga kjo gjykatë, kanë thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e medieve franceze të cilit po i referohen të tjerët.

Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë në dijeni për rastin dhe as nuk kanë kompetenca për çështjen në fjalë.

Ndërsa avokatë të Kosovës të licencuar nga Specialja, thonë se të dhënat tanimë janë te trupi gjykues dhe mbrojtja.

“Sa i përket pistave hetimore në lidhje me këtë rast, duhet të them se asnjëri prej të pandehurve i cili është duke u proceduar penalisht pranë Dhomave të Specializuara nuk ka pas interes që ta aranzhojë apo ta koordinoj një gjë të tillë për faktin se edhe tek rasti ‘Thaçi dhe të tjerët’ e edhe te rasti i Pjetër Shalës, rasti tashmë është në shqyrtimin gjyqësor dhe të gjitha provat tashmë nga gjyqtari i procedurës paraprake janë dorëzuar tek trupi gjykues, kështu që asnjëri prej të pandehurve nuk ka as asnjë lloj motivi që ta koordinoj një aktivitet të tillë”, tha Artan Qerkini, avokat I licencuar.

“Mund të ndryshoj procesin gjyqësor sepse mund të bie në dorë të palëve të tjera që kanë interes lidhur me ato prova, mund të bjerë në dorë të shteteve të ndryshme, individëve që punojnë për organe të ndryshme shtetërore, të shteteve jo mike, por edhe individëve që kanë interes që të dëmtohet procesi, gjyqësor, por megjithatë konsideroj që provat janë dhe pjesa më e madhe e procesit gjyqësor do të jetë publik dhe nuk do të duhej të ndikonte në rrjedhën e procesit gjyqësor”, tha Skënder Musa, avokat i licencuar.

RTK ka kontaktuar me ministrinë e Drejtësisë në Francë, por në një përgjigje me shkrim na kanë rekomanduar të kontaktojmë me Prokurorinë në Paris, e cila gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...