Pas diktatorit Enver Hoxha, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po i shpall luftë Perëndimit, sipas analistit Milaim Zeka. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, përmes një lidhjeje Skype, Zeka deklaroi se Kurti është future kështu në vallen e Serbisë dhe Rusisë.
“Në qoftë se ne dikur kemi luftuar kundër Millosheviçit dhe kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën, sot i madhi Albin Kurti, pas Enever Hoxhës, i ka shpallur luftë Perëndimit dhe është futur komplet në vallen e Serbisë dhe të Rusisë.”
Sipas tij, situata në Veriun e Kosovës zgjidhet ose përmes dialogut, ose përmes luftës.
“Veriu i Kosovës ka vetëm dy zgjedhje, osë përmes dialogut me mbështetjen absolute të faktorit ndërkombëtar, që janë sponsorizues dhe aksionerë të lirisë dhe të shtetit të Kosovës, ose përmes luftës.
Në qoftë se Albin Kurti nuk ka bythë të bëjë luftë, mos ti dërgojë djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës, gazetarët atje për të bërë Aventura, kur i din pasojat fare mirë”, tha ai.
“Politika e tij, si një foshnje, e një njeriu të çmendur. Janë dy rrugë, o është i çmendur Albin Kurti, o ky njeri është komplet duke punu sipas shërbimeve të huaja ruso-serbe”, vijoi Zeka
Sipas Zekës, nëse Enver Hoxha shkatërroi kombin shqiptar, Albin Kurti po shkatërron Kosovën.
“Njeriu që e solli ëndrrën serbe në Kosovë është Albin Kurti. Njeriu që e shkatërroi kombin shqiptar ma shumë se Perandoria Osmane ishte Enver Hoxha.
Pse? Se Enver Hoxha ia zhduku pronën private, ia zhduku besimin te zoti. Prandaj, ky Enveri i vockël, me emrin Albin Kurti, është duke shkatrru Kosovën. Ktu është dhimbja ime”, tha Zeka.