Gazetari Florent Zeqaj në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, që transmetohet në DTV duke folur për Gjykatën Speciale thotë se po sheh që Prokuroria Speciale ka tendencë me kriju përçarje.
“Kjo është e dhimbshme”, thotë ai.
E këtë e mbështetë edhe Milaim Zeka i cili thotë se kanë tentuar ‘vëllavrasje’.
Zeka tregon se çfarë ka ndodhur nga Specialja prej që është formuar.
“Ka qenë një grup i veçantë i njerëzve të paguar nga BIA serbe dhe nga Prokuroria që ua ka gju karamelat me bollek budallve afër Hashimit, afër LVV-së, afër Kadri Veselit, e Jakup Krasniqit”, thotë ai.
“A din cilën startegji kanë tentuar ta bëjnë. Kanë dashur të krijojnë vëllavrasje, tu ja bë me gisht çdo njëri ky është dëshmitar, ky… për njerëzit që s’kanë qenë fare dëshmitarë”, thotë Milaim Zeka.