Gazetari Milaim Zeka pretendon se burime të tij kanë bërë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë, Fehmi Hoti, kanë pasur një përplasje.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka pretendon që nj ërast i tillë të ketë ndodhur dje.
“Dje, sipas burimeve te sigurta, ka pasur perplasje te renda ne mes ushtruesit te detyres te Drejtorit te Policise, Fehmi Hotit, dhe Xhelal Sveqles. Krejte perplasja ka ardhur per shkak te Ligjit te Pagave, ku do te kete renje drastike te te ardhurave. Njera nga pikat e nxehta ishte edhe vlera e koficientit e cila po mbahet sekret!” – ka thënë ai.