Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është një tradhti ndaj Kosovës. Sipas tij, nuk ka edhe Republikë edhe Asociacion. Kësisoj, ai po e akuzon Kurtin për tradhti ndaj Kosovës dhe shoqërisë sonë, raporto Paparaci.
“Prandaj nuk mund edhe ta duash Republikën edhe ta pranosh Asociacionin”, thotë ai. Ish-deputeti shprehet se plani franko-gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia. Ai shtoi se i njëjti plan “e kontrabandon Asociacionin dhe negociatat i bën proces të pafund”.
“E me pranimin e këtij plani, Albin Kurti po e tradhëton Republikën e shoqërinë tonë. Ai me fajin e tij e solli veten para dy opsioneve të vetme të mundshme: dorëheqjes ose tradhëtisë. E para është mundësi për shtetin e shoqërinë. E dyta ështe degradim e rrënim i Republikës”, shkroi ai në Facebook.