Të martën në Prishtinë do të qëndrojë Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi.
Do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 09:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Para se të vijë në Prishtinë, Lajçak ishte në Beograd – atje është takuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.
Është folur edhe mundësia e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.
“Në Beograd, sot diskutuam për rrugën përpara drejt normalizimit si vazhdim i debatit për Dialogun me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm edhe për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e servëve të Kosovës në institucione, udhërrëfyesin për energjinë dhe perzonat e zhdukur”, ka njoftuar Lajçak.
Po ashtu është lënë e hapur edhe mundësia e organizimit të një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
Kjo me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjuha e presidentit të Serbisë ndaj kryeministrit Kurti është agresuar dukshëm, kjo pasi kreu i ekzekutivit kosovar në vend të Goran Rakiqit emëroi në pozitën e ministrit Nenad Rashiqin. /Express